Çmimi I Nivelit Hyrës Së Linjës Threadripper Nga AMD  Do Të Jetë $849?

Çmimi I Nivelit Hyrës Së Linjës Threadripper Nga AMD Do Të Jetë $849?

AMD ka njoftuar se të paktën nëntë modele janë në përgatitje për linjën e tyre të re të HEDT [Niveli i lartë Desktop], e cila tani për tani do të ketë proçesorë me deri në 16 bërthama dhe 32 threads.

Çipi me 16 bërthama i nivelit hyrës, Threadripper 1998, do të ketë një frekuencë baze 3.20 GHz me 3.60 GHz turbo, 155 Vat TDP, dhe pa teologjinë XFR.
Nëse zërat e fundit janë të vërtetë ky proçesorë do të kushtojë $849.
Një çmim fantastik kur e krahasojmë me rivalin e tij nga Intel që është proçesori me 10 bërthama 7900X, i cili është shpallur pak ditë më parë nga Intel për $999.

Pra, 6 bërthama dhe 12 threads më shumë dhe $150 më pak, normalisht që duhet pritur për konfirmim zyrtarë pasi çmimi na duket shumë optimist, sepse IPC-ja e treguar nga RYZEN s’është larg me atë të Intel,

Burimi: TechPowerUp