Colorful Shfaq  iGame GTX 1080 KUDANi Me Përmasa Monstruoze

Colorful Shfaq iGame GTX 1080 KUDANi Me Përmasa Monstruoze

Nga të gjithë variantet e GTX 1080 deri tani, iGame GTX 1080 KUDAN është pa dyshim karta me përmasat më të mëdha!
Sistemi i ftohjes është shkaku i këtyre përmasave.
Një dizajn hibrid me heatsink në alumin dhe 3 ventilator, si dhe sistem ftohje me ujë në backplate, i jep kartës trasheshin prej katër-fole.

Frekuencat e kësaj bishe në bërthamë janë 1784 MHz bazë dhe 1936 MHz turbo, memorja prej 8 GB GDDR5X vjen me frekuencë 10 GHz.
KUDANi kërkon dy lidhës 8-Pin për ushqim, lidhjet me monitorin përfshijnë: DVI, HDMI dhe tre DisplayPort.

Çmimi nuk është ende i ditur, karta pritet të dalë në treg diku në Dhjetor-Janar.