Computex 2017: Intel Core i9-7980XE Proçesori Skylake-X Me 18 Bërthama

Computex 2017: Intel Core i9-7980XE Proçesori Skylake-X Me 18 Bërthama

Intel i përgjigjet linjës Threadripper nga AMD, me një proçesor monstruoz me 18 bërthama.

Fillimisht u mendua se linja Extreme nga Intel do të përbehej nga proçesorë deri në 12 bërthama.
Por familja Skylake X dhe Kaby lake X do të përbehet nga proçesorë me 6, 8, 10, 12, 14, 16 dhe 18 bërthama.

Megjithatë, modelet me 12-berthama e lart nuk priten të dalin me borded X299 muajin që vjen dhe ndoshta edhe në Gusht, pasi Intel nuk është ende gati për shitje në masë.
Nga posteri më sipër kuptojmë se platforma X299 mbështet quad channel DDR4 2666 MHz, një version të ri të Intel Turbo Boost 3.0 plus një strukturë të re të cache ndryshe nga seritë e mëparshme Haswell-E dhe Broadwell-E.

Gjithashtu shfaqen edhe paketimet për serinë X.

Burimi: VideoCardz