Computex 2017: Seria Trident Z Nga G.Skill Kalon Barrierën 4000 MHz Të DDR4

Computex 2017: Seria Trident Z Nga G.Skill Kalon Barrierën 4000 MHz Të DDR4

Një shëtitje e shkurtër përmes stendës së G.Skill në Computex 2017 na trego modelin më të fundit të kompanisë Trident Z, i cili tashmë shkon përtej specifikimeve të DDR4 duke kaluar barrierën e 4000 MHz.
Arritja e DDR4-4000 me një modul 16 GB nuk është gjë e vogël, dhe në prag të daljes së platformës së re LGA2066, mund të presim edhe komplete 4x 16 GB.
Kompleti i ri 2x 16 GB (32 GB) DDR4-4000 Trident Z RGB vjen me këto kohë intervali 17-17-18-38 CR2T.

Gjithashtu G.Skill tregon edhe një formacion të ri RAM-i me shpejtësi DDR4-4200, DDR4-4400, DDR4-4800, edhe pse vetëm me module 8 GB.
Trident Z RGB DDR4-4200 me interval 19-21-21-41, vjen ne disa komplete: dy-kanale 16 GB (2x 8 GB), dhe katër-kanale 32 GB (4x 8 GB) dhe 64 GB (8x 8 GB).
Trident Z RGB DDR4-4400, me interval 19-19-19-39, dhe me të njëjtin komplet si DDR4-4200.
Trident Z RGB DDR4-4800 i cili është edhe ajka e G.Skill ka të njëjtat intervale 19-19-19-39.
Këto modele të reja të G.Skill kërkojnë teknologjinë Intel XMP 2.0 për të shfaqur shpejtësinë e tyre të reklamuar.

Burimi: TechPowerUp