Me rastin e 25 vjetorit të themelit Cooler Master po zbulon një shumëllojshmëri produktesh të reja në Computex ku përfshihen, kasa, ftohës, ventilator, aksesorë dhe kuti ushqimi.
Çka na tërheq vëmendjen është rikthehemi i serisë legjendare HAF të kasave.
Cooler Master sjell serinë HAF dhe COSMOS në epokën moderne të kasave, duke inkorporuar komponent si qelq, akrilik, alumin, dhe ndriçimi RGB.
Cosmos C700P
MasterCase H500P
Duke kaluar tek ftohësit, theksojmë se Cooler Master ka shtuar më në fund ndriçim RGB, ku përfshihen modelet RGB të ftohëseve MasterLiquid dhe Hyper 212 Turbo.
Gjithashtu Cooler Master njoftoi për hedhjen në treg të MasterLiquid Maker 240 – një kit i personalizuar për fillestarë që do të shitet si një pako e madhe ku përfshihen tuba të butë, lëngu ftohës me ngjyrë të kuqe, pajisje bakri dhe një bllok uji si pjesë e kitit të ri.
Së fundi, Cooler Master ka modifikuar edhe teknologjinë 3DVC [tubat me dhomë avulli] në ftohësit me ajër, për të krijuar një ftohës monstruoz me 3 ventilator ajri që gjithashtu përmban tubacione të zgjatura 3DVC.
Për saj i përket aksesorëve, produkti që tërheq vëmendjen është tastiera mekanike e re MasterKeys MK750, me çelësa Cherry MX, ndriçim RGB, dhe me një mbështeste që mund të rregullohet si pas dëshirës.
Gjithashtu dy mouse të ri janë prezantuar, MasterMouse MM520/MM530. Të dy janë të pajisur me sensorë optikë Pixart.
Diferenca midis të dyve është thjeshtë dizajni, pasi MM520 është projektuar për përdoruesit që preferojnë më shumë zbatim në thua, ndërsa MM530 për më shumë zbatim në pëllëmbë.
Së fundi, Cooler Master ka debutuar gjithashtu një sërë kuti ushqimi [PSU] të rinj, ku përfshirë njësinë MGX 700B me RGB LED.
Gjithsejta, Cooler Master po punon me modders për të prodhuar kabllo para-mëngë për linjën e saj të kutive të ushqimit MasterWatt.
Burimi: Kitguru