Kohë më parë Crytek pati publikuar një video ku tregohej “një version i përparuar i funksionit të ndriçimit total CryEngine”. Neon Noir tashmë e disponueshme në formë testi Benchmark mund të shkarkohet nga KËTU! Testi është agnosticist, që do të thotë së nuk përdor veçori ekskluzive si përshpejtimi Hardware-ik RTX i Nvidia-s. Integrimi i ardhshëm i kësaj teknologjie të re do të optimizohet për të përfituar nga përmirësimet e rendimentit nga brezi i fundit i kartave grafike dhe API-t e fundit si Vulkan dhe DX12.
Kërkesat e sistemit për këtë test janë si më poshtë.
- CPU: AMD Ryzen 5 2500X / Intel Core i7-8700
- GPU: AMD Vega 56 8 GB VRAM / NVIDIA GTX 1070 8 GB VRAM
- RAM: 16 GB
- OS: Windows 10 x64
- Ndërfaqja: DirectX 11