You are currently viewing Crytek shfaq Demo-n e re për CryEngine me raytracing në Radeon RX Vega 56

Crytek shfaq Demo-n e re për CryEngine me raytracing në Radeon RX Vega 56

Zhvilluesi i lojërave Crytek ka publikuar një video në të cilën tregohet në kohë reale reflektimin i rezeve raytracing, pa nevojën e një karte RTX të Nvidia-s. Sipas kompanisë, kjo është e mundur përmes një funksioni të ri të gjurmimit të rrezeve në CryEngine 5.5.
Demo-ja quhet Neon Noir, dhe në të demonstrohet “një version i përparuar i funksionit të ndriçimit total në CryEngine”, çka bën të mundur kapjen e rrezeve në kohë reale.
Ky funksionalitet do të shtohet në CryEngine këtë vit për tu përdorur nga zhvillues të ndryshëm.
Duke shfaqur Demo-n në RX Vega 56, Crytek ka theksuar se çdo kartë grafike e re Nvidia apo AMD, në përputhje me DX12 është e aftë për të përballuar funksionalitetin e ri të motorit grafik.
Megjithatë, integrimi i ardhshëm i kësaj teknologjie të re do të optimizohet për të përfituar nga përmirësimet e rendimentit nga brezi i fundit i kartave grafike dhe API-t e fundit si Vulkan dhe DX12.