Demo në Unreal Engine 4 tregon efekte mbresëlënëse të motit dhe fizikës në kohë reale

Demo në Unreal Engine 4 tregon efekte mbresëlënëse të motit dhe fizikës në kohë reale

Një tech demo na tregon veçoritë më të fundit të Unreal Engine 4, në videon më poshtë vërejmë disa nga efektet më të mira të Stuhisë që janë parë ndonjëherë. Kjo video është regjistruar në kohë reale në PC duke na treguar gjeneratën e ardhshme të grafikës që mund të ofrojnë kompjuterët. Demoja u provua gjithashtu në 1080p me një GTX 970 në parametrat Epic / High, me 35-60fps. Për më tepër, kjo skenë nuk ishte e optimizuar, që do të thotë se mund të shkonte edhe më mirë.