Pak ditë më parë u zbulua se versioni 4.8 i Denuvos që ka rezistuar me muaj, ishte thyer.
Por me sa duket kompania e ka situatën nën kontroll dhe ka prezantuar tashmë versionin e ri 5.0 të teknologjisë së saj anti-tamper.
Capcom është botuesi i parë që ka zgjedhur këtë version të ri për lojën e saj Marvel Vs Capcom: Infinite.
Strategjia e kompanisë, në të vërtetë, është që të ofrojë një version të ri në momentin kur thyet e mëparshmja, në mënyrë që të sigurojë një mbrojtje të përshtatshme për lojërat e reja të paktën për muajt e parë nga dalja e tyre në treg.
Për momentin, vetëm Sonic Forces është “crackuar”, ndërsa Assassin’s Creed Origins, Need For Speed Payback, Star Wars Battlefront II, Injustice 2 dhe Star Ocean: The Last Hope HD Remaster që përdorin të njëjtin version janë të pa prekur.
Lojërat e ardhshme që do të mbrohen nga versioni i ri i Denuvos përfshijnë: Far Cry 5, Dragon Ball FighterZ dhe Final Fantasy XII The Zodiac Age.
Burimi: DSOG