You are currently viewing Denuvo Pëson Një Tjetër Disfatë – Thyhet Edhe Versioni I Ri

Denuvo Pëson Një Tjetër Disfatë – Thyhet Edhe Versioni I Ri

Kohë më parë patëm folur për planet e kompanisë Austriake për rishikimin e teknologjisë së saj të mbrojtjes së të drejtave të autorit pas Crack-imit të Resident Evil 7 në vetëm pesë ditë pas daljes në treg.
Pas zhvillimeve të fundit me Mass Effect: Andromeda, ishte thjesht çështje kohe para se tituj të tjerë të mbrojtur me versionin e fundit të Denuvo të humbasin paprekshmërinë e tyre.
Grupi pirat BALDMAN arriti të shmang teknologjinë e anti-piraterisë në NIER: automata, lojë popullore aksion nga Platinum Games e cila ka shitur mbi 300.000 kopje në Steam në dy muajt e shkuar.
Nuk e dimë nëse Square Enix, botuesi i titullit, do të heq Denuvo-n nga loja pas lajmit.

Burimi: Gaming On PC