Denuvo Shkaktar I Përdorimit Të Tepërt Të CPU’s Në Assassin’s Creed Origins?

Denuvo Shkaktar I Përdorimit Të Tepërt Të CPU’s Në Assassin’s Creed Origins?

Siç e dini tashmë, versioni i PC-së i Assassin Creed Origins ka nevojë për një CPU veçanërisht të fuqishëm për të luajtur më së miri.
Megjithatë sipas analizave të zhvilluara nga grupi Revolt,, titulli Ubisoft përveç Denuvo-s përdor edhe teknologjinë VMProtect për mbrojtjen e të drejtave të autorit.
Edhe pse përdorimi i kësaj teknologjie aktualisht po jep rezultate për të luftuar piraterinë, përdorimi shtesë i CPU-s në shkallë 30-40% është problematik.

Kjo nuk është hera e parë që software-i për mbrojtjen e të drejtave të autorit shkakton probleme të tilla.
Vitin e kaluar luhatjet e FPS në Forza Horizon 3 ju atribuan sistemit mbrojtës Encrypting File Systemm [EFS].