Der8auer: “Platforma X299 është Katastrofë Për Overclocking”

Der8auer: “Platforma X299 është Katastrofë Për Overclocking”

Gjermani Der8auer, një emër i njohur në fushën e Overclocking u shpreh në kanalin e tij YouTube rreth platformës së re për entuziast nga intel X299 duke e quajtur një katastrofë!

Në veçanti ai u përqendrua në transitorët MOSFET dhe modulin e rregullimit të voltazhit VRM.
Der8auer tha se temperaturat ishin shumë të larta gjatë punës, duke arritur në 84.2 dhe 105.9 celsius, në pjesën frontale dhe të pasme të bordit të tij AORUS X299 Gaming 3. Mesa duket ftohësit në bord nuk janë të mjaftueshëm për të mbajtur temperaturën e MOSFET nën kontroll, numrat në bordin ASUS X299 Prime janë edhe më keq tha Der8auer!
Këto temperatura u arritën pas 15 minuta në Prime95 pa ndezur AVX [me AVX temperaturat do të ishin akoma më të larta], me vetëm 4.6GHz me 1.2V, frekuenca të buta për një overclock.
Der8auer thotë se të gjitha bordet aktuale janë të projektuara dobët për overclocking. Proçesori Skylake-X tërheq shumë me vetëm një ushqim 8-pin. Kjo rezulton në temperatura të larta dhe mund të djeg edhe disa kabllo të furnizimit me voltazh. Temperaturat mund të rriten deri në 80 ose 90C, ç’ka është e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse sipas tij nuk mund të rekomandojë asnjë bord X299 me vetëm një lidhës 8-pin.
Nuk ka rëndësi marka e bordit Gigabyte, ASUS, ASRock, MSI, etj. ose cilësia e VRM-s, nëse ka vetëm një lidhje me 8-pin, qëndroni larg, thotë Der8auer.