You are currently viewing Detajet finale mbi Haswell-E. Platforma Entuziaste për desktop

Detajet finale mbi Haswell-E. Platforma Entuziaste për desktop

Para disa ditësh ju lajmëruam mbi rifreskimin e CPU Haswell dhe chipsetet e reja Z97 dhe H97, por kjo nuk ishte asgjë përpara platformës ekstreme (entuziaste) X99.

 

 

Diagrama tregon qartë disa nga të rejat e Haswell-E, disa më të rëndësishmet sipas nesh janë CPU me 6 dhe 8 bërthama, memorje DDR4 2133MHz Quad Channel (katër kanale) si dhe deri në 40 rrugë PCI-Express që na jep mundesinë për Quad-Fire apo Quad-SLI dhe ka akoma hapësirë për kontrollera SAS apo ndonjë gjë tjetër.

 

Tabela më lart jep akoma më shumë detaje mbi të rejat e Haswell-E. Fakti që Intel po fut CPU me 8-Core në desktop është pozitive për përdoruesin jo Xeon, qoftë server apo industrial.

Duhet gjithsesi të kemi parasysh që platforma LGA 2011-3 nuk është kompatibël me platformën aktuale LGA 2011, prej vetë faktit që tek 2011-3 kemi suport për DDR4.