Dikush instalon dhe luan lojën Crysis 3 nga memorja e NVIDIA GeForce RTX 3090

Dikush instalon dhe luan lojën Crysis 3 nga memorja e NVIDIA GeForce RTX 3090

NVIDIA GeForce RTX 3090 vjen me 24 GB VRAM. Goxha memorje, apo jo? Në fakt, lojtarët e PC-ve  mund të instalojnë lojëra të tëra në të dhe t’i luajnë prej aty. Një Inxhinier softueri ka instaluar dhe luajtur Crysis 3 në memorjen e kartës grafike NVIDIA GeForce RTX 3090. Krijimi i particionit 15 GB NTFS ku është instaluar loja, është kryer me një softuer të quajtur  GPU Ram Drive.

Në rezolucionin 4K me parametra grafik shumë të larta, loja arriti 75 fps. Për më tepër, dhe me lojën e instaluar në të, përdorimi total i memrojes ishte 20 GB. Shpejtësia e ngarkimit ishin e ngjashme me atë të një SSD NVMe. Supozimi im rreth shpejtësisë së ngarkimit është se loja duhet të transferojë të dhënat nga memroja e kartës tek RAM-i dhe pastaj në CPU. Dhe meqenëse Crysis 3 nuk ishte zhvilluar për të përfituar plotësisht nga transferimet me shpejtësi të lartë, nuk ka ndonjë avantazh të madh. Sigurisht që kjo mund të ndryshojë sapo DirectStorage të bëhet i disponueshëm. Sidoqoftë, dhe kur lojërat të fillojnë të përdorin DirectStorage, ato do të jenë shumë të mëdha për t’u instaluar në memrojen e NVIDIA GeForce RTX 3090. Gjithsesi mbetet një eksperiment interesant.