You are currently viewing Driver-at AMD nga më të qëndrueshmit për Gamer-at sipas një auditi të pavarur

Driver-at AMD nga më të qëndrueshmit për Gamer-at sipas një auditi të pavarur

Ekspertët e pavarur të sigurimit të cilësisë së softuerëve QA Consultants lëshuan një raport të ri që përcakton se AMD ka Driver-in më të qëndrueshëm në industrinë grafike.
Sistemet AMD kaluan 401 nga 432 teste, ndërkohë që sistemet Nvidia kaluan 356, me një normë kalimi prej 93% për AMD kundrejt 82% për Nvidia.

QA Consultants testuan gjashtë nga kartat grafike më të njohura të AMD-së në segmentin e lartë, të mesme dhe të buxhetit të ulët, për lojëra si dhe workstation kundër GPU-ve konkurruese të Nvidia-s.
Këto përfshijnë Radeon RX Vega 64, RX 580 dhe RX 560 për lojrat, dhe Radeon Pro WX 9100, WX 7100 dhe WX 3100 për workstation, duke përdorur Driver-in Radeon Software Adrenalin 18.5.1 dhe Radeon Pro Software Enterprise 18.Q2.

Testimi ishte i gjerë. QA Consultants zhvilluan një test crash katër orë në secilën GPU, gjashtë herë në ditë për dymbëdhjetë ditë. Përfundimi i çdo prove u konsiderua si një kalim dhe rezultati i përgjithshëm i stabilitetit u përcaktua nga numri i përgjithshëm i kalimeve të ndara me numrin e përgjithshëm të përpjekjeve.

Këto rezultate pasqyrojnë investimet serioze që AMD ka kryer këto 3 vitet e fundit në Software, në stabilitet, karakteristika të reja, dhe rendiment më të lartë për të siguruar një përvojë sa më të mirë me Radeon Software.