Driver- at e Linux Zbulojnë Mundësin E Një RX Vega Dual-GPU Me Ftohës Uji

Driver- at e Linux Zbulojnë Mundësin E Një RX Vega Dual-GPU Me Ftohës Uji

Nuk është hera e parë që Driver-at Linux zbulojnë një ose dy gjëra rreth produkteve të paparalajmëruara. Nga rrjedhjet e fundit tregohet një version i ri Dual-GPU.
Mbetet për tu parë se cilin treg AMD po synon me këtë Dual-GPU, do i drejtohet tregut profesional, siç bëri me Radeon Pro Duo apo nivelit të lartë entuziastë të gamer-ave.
Në azhornimin e djeshëm të Driver-ave Linux përfshihen dy ID 0x6864 dhe 0x6868 që mund të kenë lidhje me RX Vega, në kodin veçojmë dy rreshta.

table->Tliquid1Limit = cpu_to_le16(tdp_table->usTemperatureLimitLiquid1);
table->Tliquid2Limit = cpu_to_le16(tdp_table->usTemperatureLimitLiquid2);

Si dhe.

table->FanGainPlx = hwmgr->thermal_controller. advanceFanControlParameters.usFanGainPlx;
table->TplxLimit = cpu_to_le16(tdp_table->usTemperatureLimitPlx);

Siç mund të shikoni, PLX përmendet dy herë, PLX është një ndërlidhje mes dy GPU, ashtu sikurse PCIe Express.
Me shumë gjasa AMD do të zbulojë Radeon RX Vega së shpejti, tashmë të gjithë shenjat janë pozitive për një dalje të afërt pasi edhe frekuenca e rrjedhjeve te informacionit rreth RX Vega sa vjen e rritet.
Gjatë kësaj jave u fol se fillimisht rreth 20.000 karta grafike Vega do të jenë të disponueshme në treg.
Deri më tani me rrjedhjet e para të prototipit Vega, me frekuencë bërthame 1200MHz dhe 700mhz në memorje, rendimenti është diku aty në mes të GTX 1070 dhe 1080.

Burimi Guru3D