You are currently viewing E ardhmja e makinave elektrike.

E ardhmja e makinave elektrike.

Tashmë të gjithë janë mësuar me idenë ,se makinat elektrike janë përgjithësisht më të mira se makinat me djegje të brendshme. Duke patur parasysh këtë ,pse këto makina nuk janë në përdorim masiv?! Le të bëjmë një studim të historisë se makinave dhe teknologjise së tyre.

 

Makinat elektrike dhe ato me djegje të brendshme ,janë propozuar si ide njëkohësisht rreth viteve 1800. Prezantimi I këtyre makinave lindi pasi , pëerdorimi I makinerive me avull nuk ishte I mjaftueshëm për përdorim personal dhe kishte shumë të meta si teknologji.
Duke qenë fillimi I krijimit të këtyre dy teknologjive , viheshin re shumë të meta. Makinat elektrike ishin shumë te ngadalta dhe ishin të limituar në distancë ,ndërsa makinat me djegje të brendshme ishin shumë më të veshitra për tu përdorur ,ndosnin më shumë dhe bënin zhurmë.

Rreth viteve 1910 elektriciteti u bë I aksesueshëm për shumicën dhe makinat elektrike filluan të përdoreshin më shumë (për distanca të shkurtra).

Në vitin 1988 Ferdinand Porsche projektoi makinën e parë elektrike të quajtur P1 ,gjithashtu rreth kësaj kohe ai projektoi edhe makinën e parë hibride elektrike.

Në vitin 1914 Tomas Edison dhe Henri Ford filluan të bashkpunonin me njëri tjetrin për të projektuar tëknologji të reja për makinën elektrike , por në vitin 1908 ishte projektimi I makinës Model T nga Henri Ford ,I cili I dha përparësi përdorimit të makinave me djegje të brendshme. Në vitin 1912 kostoja e makinave me djegje të brendshme ishte 650$ ,ndërsa elektrike kishin koston 1750$.

Përdorimi I makinave me djegje të brendshme filloi të bëhej masiv pasi ,Charles Kettering krijoi ndezjen elektrike(dinamon) dhe zbulimi I puseve të naftës, e cila uli edhe më shumë kostot.

Në 30 vitet e ardhshme teknologjika e makinave elektrike hyri në një epokë të errët.

Rreth viteve 1970 filloi të kishte mungesë së lëndës djegëse dhe arriti kulmin në vitin 1973 kur Arabia Saudite rriti më shumë interesat e lëndës djegëse.

Rreth kësaj kohe shumë komani si General Motors ,NASA filluan të projektonin makina elektrike ,por përsëri këto makina ishin më pak funksionale se makinat me djegje të brendshme. Këto projektimi kishin një shpejtësi maksimale prej 76 Km/H dhe mbuloni një distance prej 68 Km.

Gjatë viteve 1990 ekonomia e klasës së mesme u rrit dhe humbi interesi ndaj makinave elektrike.

Në vitin 1997 Toyota prodhoi në masë makinën Prius ,e cila ishte një makinë hibride elektrike dhe në vitin 2000 e shpërndau në te gjithë botën ,ku krijoi një sukses të madh.

Në vitin 2006 Tesla Motors deklaroi ,se do të projektonte një makinë elektrike ,e cila do mbulonte një distancë prej 400Km pa u karikuar.
Ky deklarim bëri që shumë kompani të konkuronin më njëri tjetrin dhe të avanconin më shumë këtë teknologji.

Pavarësisht kesaj gjatë viteve në vazhdim njerëzit prap kishin probleme ,pasi nuk dinin ku ti karikonin makinat.

Katër vitet e fundit janë bërë investime masive dhe tashmë është shumë më e lehtë për të gjetur kabina për karikim dhe vetë institucionet private kanë ndërtuar kabina të tilla. Gjithashtu kostoja e këtyre makinave u ul edhe me shumë ,pasi u fut në përdorim bateria Lithium-Ion.

Kjo bateri ofroi kapacitet më shumë dhe karikim më të shpejtë

 

Në ditët e sotme problemi kryesor përsëri ngelet bateria.

Pse do thoni?! Sepse përveç faktit që kanë një distance të limituar ,keto bateri duan edhe më shumë kohë për tu karikuar.

Kohët e karikimit variojnë ,nga vendi ku po karikohen ,por maksimumi I shpejtësisë është më se 30 minuta me kabina ku I është implementuar teknologjia Quick-Charge.

 

Po sikur të rrisnim intensitetin e rrymës?Kjo gjë do të ndikonte në karikim më të shpejtë ,por temperaturat e baterisë do të jenë shumë më të larta dhe kanë rrezik të plasin.

Të gjithë jemi në dijeni për Samsung Note 7 dhe ekspozivitetin e tyre :P.

 

POR nuk duhet të shqetësohemi shumë ,pasi një zgjidhje hipotetike ekziston tashmë
Shkencëtarët thonë që ,koha e karikimit do të ulet drastikisht nëse ne do të rrisnim temperaturën e baterise në intervale të caktuara gjatë karikimit. Kjo rritje temperaturash do përshpejtojë reaksionet kimike. Ata thonë që kjo rritje temperaturash (në intervale të shkurtra) ,nuk do të këtë efekt degradues tek jetëgjatësia e baterisë dhe këto bateri mund të shkojnë deri në 1700 cikle.

 

 

Teorikisht kjo ide është funksionale ,por ne mendojmë që në këtë rast ndihmon edhe implementimi I grafitit tek anoda ,e cili mund ti rezistojë temperaturave më të larta.

 

Gjithësesi pritet konfirmimi praktik ne kohët në vazhdim :D.