Electronic Arts ju dhuron një kopje te lojës The Sims 4 për PC nëpërmjet Origin. Duke filluar që sot, do të keni një javë kohe për ta shtuar në llogarinë tuaj pa pagesë, dhe do mbetet e juaja përgjithmonë. Bëhet fjalë për versionin standard të lojës, që normalisht edhe pas gjithë kësaj kohe nga dalja në treg, kushton 40 euro.
Për shkarkim kliko KËTU!