EA pranon: kemi shkatërruar imazhin tonë me implementimin e mikrotranzaksioneve

EA pranon: kemi shkatërruar imazhin tonë me implementimin e mikrotranzaksioneve

Electronic Arts është shumë e vetëdijshme tashmë se kontradiktat rreth mikrotranzaksioneve dhe thesarët Loot box më Star Wars Battlefront II kanë dhënë një imazh aspak pozitiv për kompaninë, e cila tani duhet të rifitojë besimin e audiencës së saj.
Patrick Soderlund, oficeri kryesor i projekteve tek EA, ka pranuar gabimet e botuesit dhe ka bërë të ditur se qëllimi është për të mësuar dhe përmirësuar.

“Do të gënjeja, po të thosha se gjithçka që ndodhi me Battlefront në lidhje me mikrotranzaksionet dhe thesarët nuk kishte efekt mbi EA-n si kompani, por edhe për ne si menaxher”, shpjegoi ekzekutivi gjatë një interviste të dhënë për The Verge.
“Si kompani, kemi bërë hapa domethënës përpara për të rivlerësuar dhe kuptuar mekanizmin e mikrotranzaksioneve dhe thesarëve në lojërat tona. Për lojërat tona të ardhshme, si Battlefield-i i ri dhe Anathem, lojtarët e kanë bërë shumë të qartë se nuk mund t’i lejojmë vetes të bëjmë përsëri gabime të tilla. Dhe ne nuk do ta bëjmë atë.”
Natyrisht, është gjithashtu një çështje imazhi: “Është shumë e qartë për ne se lojtarët e shohin kompaninë ndryshe nga se e shohim ne. Në këtë kontekst, si një anëtar i ekzekutivit, duhet ta marr situatën shumë seriozisht”.

Mbetet për tu parë, se si EA do të menaxhojë mikrotranzaksionet dhe thesarët ne lojërat e tyre të ardhshme.
Ajo që mund të themi për momentin është se Star Wars Battlefront II ka pësuar disa ndryshme rrënjësore.
Tashmë thesarët ofrojnë vetëm sende estetike që nuk prekin aspektin gameplay të lojës.