Electronic Arts Blen Zhvilluesit e Serisë Titanfall Respawn Entertainment

Electronic Arts Blen Zhvilluesit e Serisë Titanfall Respawn Entertainment

Electronic Arts bëri të ditur planet për të blerë Respawn Entertainment, zhvilluesit përgjegjës për serinë Titanfall.
Aktualisht studioja po punon në disa projekte, ku përfshihen një kapitull i ri për Titanfall, një lojë e ambientuar në universin e Star Wars, dhe një loje për realitetin virtual.
Sipas marrëveshjes, EA do të derdhë më shumë se 400 milionë dollarë për operacionin, prej të cilave 315 milionë fillestarë dhe një shtesë deri në 140 milionë, për të arritur objektivat e ardhshme deri në vitin 2022. Transaksioni do të përfundojë brenda këtij viti.
Palët u shprehën të kënaqura me marrëveshjen dhe shpresojnë se mund të bëjnë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen.