You are currently viewing Epic Games Store do të ofroj një lojë falas në dit duke filluar nga 19 Dhjetori

Epic Games Store do të ofroj një lojë falas në dit duke filluar nga 19 Dhjetori

Epic Games Store ka njoftuar një nisëm të re për të shoqëruar periudhën e festave dhe shitjet me zbritje çmimesh që do të nisin në ditët e ardhshme. Duke filluar nga data 19 Dhjetor dhe për dymbëdhjetë ditë rresht, dyqani do të dhurojë një lojë falas në ditë, duke zgjeruar më tej iniciativën e tij origjinale e cila ofron tituj të shumëfishtë mujorë. Në të njëjtën ditë do të fillojnë uljet me rastin e festave të fund vitit, të cilat do të zgjasin, deri në vitin e ri. Aktualisht ato që lidhen me spektaklin The Game Awards janë në dispozicion dhe do të mbeten të disponueshme deri më 16 Dhjetor. Në listë përfshihen lojërat si: Borderlands 3, The Outer Worlds, Control, Metro Exodus, Rainbow Six Siege dhe The Division 2. Duke qëndruar në temë, Epic Games Store aktualisht po ofron një kopje të The Wolf Among Us për të festuar rikthimin e serialit në The Game Awards.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
 ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,