You are currently viewing Epic shpall Unreal Engine 5

Epic shpall Unreal Engine 5

Epic ka publikuar një video të re ku tregon veçoritë e motorit të tyre grafik të gjeneratës së ardhshme Unreal Engine 5 .

Demonstrimi xhiron në Consolin e gjeneratës së re nga Sony, PlayStation 5. E njëjta demo në PC sipas Epic kërkon të paktën një RTX 2070 Super për të xhiruar rrjedhshëm. Epic, Gjithashtu përmendi që rezolucioni dinamik u përdor për këtë demonstrim ku shumicën e kohës ishte 2560×1440. Përveç kësaj, karakteristikat e Ray-Tracing nuk u përdorën, por gjithçka funksiononte në Shader Proçesorë, kështu që ne mund të shohim grafika të ngjashme pa Ray-Tracing nga Hardware. Epic gjithashtu vlerësoi përfitimet e SSD-së të PS5, duke vënë në dukje që grafika të tilla nuk mund të arrihen duke përdorur një hard disk apo edhe një SATA SSD pasi ato nuk kanë shpejtësi të mjaftueshme për të ngarkuar texturat me rezolucion të lartë ashtu siç janë të nevojshme. Nëse duam t’i përdorim ato textura në PC, do të na duhen NVME SSD M2 me shpejtësi të lartë. Fatkeqësisht, duhet të presim deri në fillim të vitit 2021 që Epic të lëshojë Unreal Engine 5, dhe edhe më tepër që zhvilluesit të fillojnë të zbatojnë veçoritë e tij të reja, kështu që kemi akoma një rrugë të gjatë përpara.