Lajme të mira për ata që duan të provojnë Hitman.
Pasi mori pavarësinë nga Square Enix, IO Interactive ka njoftuar se duke filluar nga sot episodi prolog i Hitman do të jetë i falas në të gjitha platformat.
Versionin provë [Demo] mund ta shkarkoni KËTU!
Në të gjeni: dy misione, me gjithë sekuencat kinematografike, dy kontrata të shkallëzuara, mbi dyzetë sfida, dhe shtatëmbëdhjetë Achievements.
I gjithë progresi gjate demos do të ruhet, kështu që nëse vendosni të blini të gjithë paketën me episode do ti keni me vete.