You are currently viewing EVGA i jep fund  partneritetit me NVIDIA

EVGA i jep fund partneritetit me NVIDIA

EVGA do të ndërpresë prodhimin e kartave grafike, duke përmendur ndër të tjera përkeqësimin e marrëdhënieve  me NVIDIA si arsye. EVGA nuk do të ndjekë partneritete me AMD ose Intel në këtë moment dhe biznesi do të fillojë menjëherë ristrukturimin në përgatitje për tërheqjen e tij nga tregu i kartave grafike. Konsumatorët do të vazhdojnë të mbrohen nga garancia e  EVGA, por kompania do të ndërpresë prodhimin e RTX dhe kartave të tjera grafike. EVGA ka krijuar tashmë SHUMË mostra të kartave EVGA RTX 4090 FTW3, por nuk do të kalojë në prodhim dhe ka përfunduar të gjitha iniciativat aktive të lidhura me kartat, duke përfshirë kartat KINGPIN raporton JayzTwoCents.  CEO i EVGA Andrew Han tha se ata [Evga] mësojnë për kartat e reja grafike, duke përfshirë çmimin e blerjes, vetëm pasi kartat janë lëshuar. Nvidia gjithashtu specifikon çmimet minimale dhe maksimale të shitjes, duke lënë pak hapësirë ​​për risi. Marzhet e fitimit janë shumë të ulëta për të justifikuar “mundimin”.

Andrew deklaroi gjithashtu se nuk është i interesuar të punojë me AMD ose Intel. EVGA tani do të përqendrohet vetëm tek kutit e ushqimit  dhe Bordet dhe nuk ka ndërmend të hyjë në kategori të reja produktesh për momentin. Punonjësit në departamentin e kartave grafike do të caktohen në punë të tjera në të gjithë korporatën, gjë që tingëllon paksa e pabesueshme. Pasi  80% e të ardhurave të EVGA vjen nga shitjet e kartave grafike.