Mozilla premtoi që Firefox OS do të merrte një ridizenjim gjigand këtë vit dhe vetëm tani mund të shohim për cfarë bëhej fjalë. Ahmed Nefzaoui dhe Soren Hentzchel na kanë siguruar një pajme të detajuar të Firefox OS 2.0 që tregon stilin modern të sistemit. Kudo ka sipërfaqe të sheshta, dhe më shumë transparence, gjithashtu ekrani i kyçur dhe shfletuesi i multitasking (multitaskin – të punosh me shumë programe njëkohësisht) ka marrë një stil të ngjashëm me IOS 7, të mos themi edhe më të mirë. Gjithashtu edhe motori i kërkimit EverythingMe, bën kërkime të aplikacioneve dhe të internetit. Do t’ju duhen gjithsesi edhe disa muaj që të shohim FirefoxOS 2.0 nëpër telefona, por nga këto imazhe duket që pritja do t’ja vlejë.
Burimi engadget