You are currently viewing Flash për të tërë! Comay vjen deri në 3.2TB tek modeli BladeDrive E28!

Flash për të tërë! Comay vjen deri në 3.2TB tek modeli BladeDrive E28!

Një nga mostrat e rradhës është SSD 1.6 TB Comay BladeDrive E28 me PCIe. Ky version ka memorje tipike Toshiba 19nm MLC Toggle, i lidhur me 8 copë kontrollera LSI SandForce SF-2581. Kjo lloj bishe është projektuar për ngarkesa të nivelit enterprise (industriale) dhe vjen deri në kapacitet 3.2 TB.

Të tjera të mira? Deri në 3,400 MB/s lexim sekuencial, 3,200 MB/s shkrim sekuencial, dhe mbi 520,000 lexim IOPS random. Llogarit edhe 440,000 shkrim IOPS dhe ky SSD i cmendur arrin të përballojë edhe ngarkesat më ekstreme dhe më kërkuese.

Shijoni më poshtë disa foto të bishës për të cilën sapo folëm.

1 2 3 4 5

Për më shumë klikoni http://www.corerise.com/en/product_show.php?id=93.

Burimi: Tweaktown