You are currently viewing Fotografi e ASUS Radeon R9 295X2, Më në fund shfaqet çmimi

Fotografi e ASUS Radeon R9 295X2, Më në fund shfaqet çmimi

Më në fund kemi foto aktuale të R9 295X2 nga ASUS. Karta vjen në një kuti masive kubike qe nuk dallohet qartë nëse brenda ka një kuti metalike apo është thjesht karton. ASUS ka zgjedhur dizenjon e pastër pa grilën metalike pëpara freskuesit me logo RADEON. Pjesa tjetër e kartës është komplet dizajni referencë që kemi parë para disa ditësh. Karta pritet të kushtojë 1499€ në EU dhe $1499 në US. Duke patur parasysh lajmet e mëparshme karta është një model dual-GPU, secili me 2816 SPUm 176 TMU, 64 ROP, dhe një bus i cmendur prej 512-bit dhe memorje përkatëse 4GB në një total prej 8GB GDDR5.

 

 

 

Burimi TechPowerUp