G.SKILL hedh në treg setin e Ram-it DDR4 më të shpejt në botë me ndriçim RGB

G.SKILL hedh në treg setin e Ram-it DDR4 më të shpejt në botë me ndriçim RGB

Që nga njoftimi i parë i daljes në treg të serisë Trident Z RGB nga G.SKILL në fund të vitit 2016, frekuenca 4266MHz sundonte si shpejtësia më e lartë e frekuencës për një set ram-i DDR4 me ndriçim RGB.
Gjatë vitit të kaluar, ekipi i zhvillimit i G.SKILL është përkushtuar për të thyer këtë barrierë teknologjike dhe synon të sigurojë një memorje RGB me shpejtësi më të madhe për entuziastët.
Ky set i fundit i G.SKILL u arrit duke përdorur qarqet integruese DDR4 B-IC nga Samsung, dhe u provua në bordin MSI Z370I GAMING PRO CARBON AC me proçesorë Intel Core i7-8700K.
Seti i ri Trident Z RG do të jetë i disponueshëm në treg në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe vjen me një frekuencë 4700MHz, dhe me kohë veprimi ultra të ulët CL19-19-19-39.