G.SKILL është një markë që dominon në sektorin e memorjes dhe është i njohur për RAM me frekuencë shumë të lartë, këtë radhë edhe për laptop. G.Skill debuton me setin 32GB (4x8GB) DDR3L (Low Voltage) me frekuencën e frikshme për laptop 2133MHz.
Shikoni imazhin e plotë këtu.
Seti 32GB vjen siç thamë më lart me 4 copë skeda 8GB, me tension të ulët pune 1.35V dhe me kohë aksesimi (timing) 11-11-11-31. Ky set i shtohet linjës RIPJAWS nga G.SKILL, dhe është testuar me laptopin High-End MSI GT70 2OC gaming, ku normalisht RAM-i shkëlqeu nën ngarkesë ekstreme.
Burimi G.Skill