G.SKILL, lider në fushën e Ram-it, ka bërë të ditur thyerjen e një rekordi të ri botëror për frekuencën më të shpejtë të memorjes në 6016.8 MHz, duke qenë e para kompani që thyhen barrierën 6 GHz në memorjet DDR4. Kjo arritje historik është meritë e overclocker-it profesional Kinez, TopPC, duke përdorur memorjen G.SKILL DDR4 Trident Z Royal në bordin më të fundit të MSI MPG Z390I GAMING EDGE AC dhe CPU-n Intel Core i9-9900K. Rekordi i ri vjen vetëm 3 muaj pas rekordit 5886MHz të vendosur po nga TopPC në stendën G.SKILL të Computex në Qershor. Certifikimi i kësaj arritje historike mund të gjendet në foton e më poshtme ose në qendrën e të dhënave online të CPU-Z.