You are currently viewing Geforce GTX 1660 Super thuhet të jetë konfirmuar nga Asus

Geforce GTX 1660 Super thuhet të jetë konfirmuar nga Asus

Mesa duket një tjetër hyrje në serinë GTX 16 pas zërave të shumtë rreth 1650 Ti, pritet të zbulohet së shpejti. Bëhet fjalë për GTX 1660 Super e cila thuhet të jetë konfirmuar nga Asus.

THome raportoi se 1650 Ti do të shohë dritën e ditës në fund të Tetorit. GeForce GTX 1650 Ti do të kushtontoj afërsisht 150$ [për tregun Amerikan]. Pritet që karta të jetë e pajisur me çipin TU117 ose TU116 me 1024 deri 1280 shader, 4 GB  GDDR5 dhe shpejtësi 128-bit. Pra, një kartë e nivelit hyrës.

Nga krahu tjetër, GeForce 1660 Super pritet të dal para festave të fund viti. Zërat rreth kartës sa vinë e shtohen, sipas një raporti në media nga burime të paspecifikuara në selinë e Asus konfirmojnë kartën. Asus do të ofroj plot tre modele të GeForce GTX 1660 Super, duke filluar me: Dual, Evo dhe TUF 3. GeForce GTX 1660 Super do të ofroj memorje 6 GB GDDR6, dhe 1408 shaders.  GeForce GTX 1660 Super ka të ngjarë të jetë përgjigja e Nvidia-s ndaj Radeon Navi 12/14 për të cilat ju patëm njoftuar javën e kaluar.