You are currently viewing GeForce RTX 2060 shfaqet online

GeForce RTX 2060 shfaqet online


Videocardz, ka bërë zbulimin e fotove dhe të informacionit, që si pas tyre vjen nga një burim pranë Gigabyte.
Disa gjëra tashmë janë të qarta, e para është se karta quhet RTX, pra do të mbështes teknologjinë Ray Tracking, dhe ndoshta do të ketë edhe bërthamat Tensor.
Karta do të bazohet në çipin TU106 me plot 1920 bërthama CUDA [shumë më lartë kundrejt 1280 të GTX 1060] dhe 6GB memorje grafike GDDR6.
Modeli i ofruar nga Gigabyte vjen me një ftohës bazik me dy ventilator. Një lidhje 8-pin kërkohet për ushqim, duke pasur parasyuh se kjo është një kartë e modifikuar modeli referencë nga Nvidia mund të kërkoj një lidhje 6-pin.
Me shumë gjasa karta do të dal në tremujorin e parë të vit që vjen.