Gigabyte Zbulon Disa Borde Nga Seria e Re Z97

Gigabyte Zbulon Disa Borde Nga Seria e Re Z97

Gigabyte po tregon disa nga bordet e reja që pritet të dalin. Siç duket nga fotot më poshtë numri është i “fshehur” por normalisht mund të mendojmë që bëhet fjalë për Z97X-UD5H-BK, Z97X-UD7 TH dhe Z97X-SOC FORCE.

Këto borde janë me çipsetet e reja Z97 nga Intel dhe do të pranojnë proçesorët Haswell-Refresh si dhe proçesorët ekzistues të Haswell. Këto borde duke qenë High-End kanë suport për CrossFire dhe SLI.

05-Z_7X_UD5H_BK_mKëto borde kanë lidhje SATA-Express, si dhe normalisht sloti i ri M.2 i cili krijon një lidhje me shpejtësi deri në 10Gbps, ndryshe nga SATA III i cili ka 6Gbps. Për ata që nuk kanë informacion M.2 është lidhja e re për SSD të shpejtësisë së lartë, duke kaluar limitin që është hasur me SATA III i cili ka një maksimum teorik prej 6Gbps/8 = 750MB/s.

Z97X-UD7 TH vjen me suport për Thunderbolt 2 (kjo portë përdoret gjerësisht në produktet Apple, gjithsesi ka marrë përdorim të gjerë edhe nëPC. Thunderbold 2 arrin shpejtësi deri në 20Gbps).

02-Z_7X_UD7_TH_m

Produkti i tretë për të cilin kemi informacion është i rezervuar për overclocker-at. Z97X-SOC FORCE sugjeron nga emri SOC-SuperOverClock që mund të bëjë mrekullira, siç bën shpesh Gigabyte. Ky bord duke parë edhe figurën ka një korent 4-pin shtesë për CPU si dhe një portë PCI-Express x16, krahasuar me dy bordet e tjera.

04-Z_7X-SOC_Force_MB-Box__m