[Opinion] Gjendja aktuale dhe qëllimet e Intel me futjen në tregun e kartave grafike.

[Opinion] Gjendja aktuale dhe qëllimet e Intel me futjen në tregun e kartave grafike.


Pas më shumë se një dekadë dominimi në tregun kompjuterik Intel po has në vështirësi të mëdha të krijuara nga vetë neglizhenca e kompanisë për tu përmirësuar!
Qëndrimi i gjatë në proçesin 14nm, rezultatet e dobëta nga mostrat 10nm, dobësitë në sigurinë e Proçesorëve, si dhe konkurrenca nga AMD me ardhjen e Proçesorëve Ryzen po e vë në rrezik të ardhmen e kompanisë.
Në fakt të dhënat e fundit janë mjaft alarmante, mindfactory.de një nga pikat e shumicës më të mëdha në Gjermani që shpesh merret si referencë për shitjet e Proçesorëve, tregon një rritje të shitjeve mbi 70% për AMD në muajin Shtator.

Shkaku është rritja e çmimeve të Proçesorëve intel aktual me mbi 50% në tre muajt e fundit si rrjedhojë e kufizimit të prodhimit.
Çmimet e gjeneratës së nëntë janë zbuluar së fundmi:


Core i9-9900K do të kushtoj rreth 500$ MSRP [çmimi i sugjeruar] ne USA, për shumicën e lojtarëve është shumë, kur Ryzen 2700x, një tjetër Proçesorë me 8-bërthama dhe 16-HT kushton 300$ MSRP [çmimi i sugjeruar] ne USA.
200$ MSRP diferencë që mund ti shpenzoni në një kartë grafike të re ose ekran të ri për të luajtur në rezolucion mbi 1080p aty ku diferenca midis Proçesorëve është minimale pasi sipër 1080p’s diferencën e bënë karta grafike.
Shumë analist të tregut kanë projektuar një rritjen të përgjithshme të AMD-s në 30% në 2019, dhe nëse intel nuk zgjidh problemet me proçesin 10nm do të jetë ende më e lartë.
Por intel po investon në horizonte të reja për të ardhmen. Strategjia e tyre shpjegohet qartë nga blerja e tyre e re Jim Keller.
Jim Keller, i cili udhëhoqi rikthimit e AMD-s në tregun e Proçesorëve, në prezantimin e tij tek intel tha se ‘Bota do të jetë ndryshe në dekadën e ardhshme si rrjedhojë e progresit në fushën e kalkulimeve [compute], kam nderin ti bashkohem intel në krijimin e produkteve të reja për epokën e kalkulimit.
Në Qershor të këtij viti intel shpalli hyrjen e tyre në tregun e kartave grafike dhe krijimin e ekipit grafik të drejtuar nga Raja Koduri.
Po pse Intel po investon fuqishëm në sektorin grafik duke blerë drejtues dhe projektues nga rivalët e tyre?
Sepse kalkulimi paralel është e ardhmja në të ashtu quajturën ‘revolucioni i inteligjencës artificiale’.
Dhe kalkulimet paralele mund të arrihen vetëm fal kartës grafike dhe jo Proçesorit.
Karat grafike janë arkitektura dominuese në kalkulime, të cilat janë duke u venë në punë në fusha të ndryshme si: kërkime shkencore, shëndetësi, makineri, ushtri, etj.
‘Duke ecur përpara nën drejtimin e Kodurit kompania do të unifikoj dhe zgjeroj produkte të diferencuara në fushën e kalkulimit, grafikes dhe medias, për klient, segmente të data center si dhe për inteligjencën artificiale’.
Dy segmente do të jenë ato ku karta e re grafike nga intel do të ketë një ndikim, makinat autonome që ngiten vet dhe deep learning.
“MobileEye,” një nga nënkontestuesit e Intel aktualisht po punon me disa kompani makinash në sektorin e makinave të pavarura.
Sa për referencë “MobilEye” fiton në vit sa e gjithë AMD.
Por Mobileye ka limitet e veta, si p.sh përdor një kamër të vetme për kontrollin e trafikut dhe Tesla vendosi të ndërpres marrëdhëniet me ta pas një aksidenti fatal disa vite më parë.
Konkurrentet e Mobileye janë më përpara, ata përdorin, radar, kamera 3D, etj.
Intel kërkon të ngrejë MobilEye në të njëjtin nivel të konkurrencës, konkurrentet si Nvida, e cila ka investuar fuqishëm në këtë sektor vite më par.
Një tjetër nënkontraktues i intel është Nervana Systems, një kompani që merret me inteligjencën artificiale, e cila mbështetet aktualisht tek Nvida Titan Xp për sistemin e tyre “deep learning”.
Pra ky është qëllimi i Intel me këtë kartë grafike të re, krijimi i një biznesi i ngjashëm me atë të serverëve nga ku vijnë përfitimet e vërteta.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Nvidia me super kompjuterin DGX-1 dhe AMD me Projekt 47.
Intel do të përpiqet në çdo mënyrë të bind Gamer-at se ata janë qendra e vëmendjes, në fakt kanë filluar që tani duke publikuar driver-a të ri për grafikën e tyre në bord si p,sh driver-i i fundit me ‘mbështetje’ për përditësimin e Tetorit të Windows 10.

Në vitet 1950 deri në mesin e viteve 80, një kompani e vetme dominonte tregun e teknologjisë ajo quhej IBM.
IBM dërgoj njeriun e parë në hënë dhe krijoj biznesin e kompjuterëve personal [PC], askush nuk mund të imagjinonte që disa dekada më vonë IBM do të ishte në prag të zhdukjes.
Ashtu si IBM që dal nga dal zhvendosi vëmendjen nga tregu i kompjuterëve personal drejt tregjeve të tjera, epoka e artë e Intel po përfundon dhe ata po përgatiten për të ardhmen duke investuar në tregje të reja dhe ky është edhe qëllimi i kësaj karte grafike të re.

Ky artikull u frymëzua nga YouTuber-i Coreteks, i cili në videon e më poshtme ka artikuluar një mendim shumë profesional të bazuar në fakte dhe kërkime të hollësishme në rrjet.