Gjenerata e re e kartave grafike nga AMD dhe NVIDIA priten të dalin në Shtator të këtij viti

Gjenerata e re e kartave grafike nga AMD dhe NVIDIA priten të dalin në Shtator të këtij viti

Këto janë zërat e fundit në lidhje me lëshimin e gjeneratës së ardhshme të kartave grafike. Gazeta Tajvaneze DigiTimes pretendon se AMD dhe NVIDIA pritet që të dy kompanitë do nxjerrin gjeneratën e ardhshme të kartave grafike në Shtator. Me daljen në treg të kartave grafike së gjeneratës së ardhshme nga AMD dhe Nvidia e vendosur për në Shtator, shitësit e kartave grafikë pritet të ulin çmimet për produktet e gjeneratës së vjetër, duke stimuluar kërkesën më tej në tremujorin e tretë 2020, thotë DigiTimes.

Edhe pse DigiTimes nuk flet për GPU  “të lojrave”,  NVIDIA tashmë ka zbuluar kartat e saj Ampere për workstation, kështu që mbetet për tu zbuluar ajo Gaming e serisë GeForce.Ndërsa tek krahu AMD premtimi i daljes në treg i Big Navi është gjatë këtij vit, pa një datë të qartë. AMD paraprakisht pritej të fliste për Big Navi në Computex, por për shkak të shpërthimit të COVID-19 shumica e prezantimeve dhe lëshimet e produkteve janë shtyrë. Megjithatë, meqenëse këtu bëhet fjale për dalje në treg, shpallja normalisht që do vi shumë më herët sesa shtatori.

Më poshtë do të gjeni krahasimin e kohës së lëshimit të produktit si për AMD ashtu edhe për NVIDIA. Kjo listë tregon vetëm lëshime të mëdha (të parat në seri ose rifreskimet e produkteve) që nga mesi i 2016-ës.

NVIDIA prezantoi serinë GeForce RTX 20 në Shtator 2018. Një rifreskim në një formë të serisë RTX 20 SUPER në korrik 2019. Ndërkohë, AMD nuk ka lëshuar asnjë kartë grafike kryesore për 10 muaj.

Lëshime të rëndësishme të NVIDIA GeForce Desktop:

GeForce GTX 1080 – maj 2016
GeForce GTX 1080 11Gbps – Prill 2017 [+11 muaj]
GeForce RTX 2080 – Shtator 2018 [+15 muaj]
GeForce RTX 2080 SUPER – Korrik 2019 [+10 muaj]
asnjë lëshim i madh në 10 muaj

Lëshime të rëndësishme të AMD Radeon Desktop:

Radeon RX 480 – Qershor 2016
Radeon RX 580 – Prill 2017 [+10 muaj]
RX Vega 64 – Gusht 2017 [+4 muaj]
Radeon RX 590 – Nëntor 2018 [+15 muaj]
Radeon VII – Shkurt 2019 [+3 muaj]
RX 5700 XT – Korrik 2019 [+5 muaj]
asnjë lëshim i madh në 10 muaj

Nëse AMD dhe NVIDIA do të lëshonin grafika të reja brenda 4 muajve, kjo do të thotë se ata janë në ciklin e zakonshëm të lëshimeve.