Disa informacione interesante vijnë nga gazeta Taipei Times. Këtë vit presim zbulimin e serisë Ampere nga NVIDIA , dhe me rritjen e konkurrencës nga AMD dhe mbase Intel, ata mund të kenë marrë seriozisht rritjen e rendimentit për produktet e ardhshme. NVIDIA do të nxjerr kartat e saj Amper në gjysmën e dytë të këtij viti, duke shpresuar në një rikthim të kërkesës për karta grafike për lojëra pas shitjeve të dobëta të vitit që lamë pas. Sipas Taipei Times, Karta e re e bazuar në arkitekturën Ampere do të përdorë çipin 7 nanometra, i cili do të risë rendimentin me 50% dhe do të përgjysmoj konsumin e energjisë. Siç ju patëm njoftuar kohë më parë, pritet që kartat e biznesit me fokus në fushën shkencore dhe inteligjencën artificiale por edhe përshpejtuesit Tesla, do të prezantohen gjatë konferencës GTC 2020 në datat 22-26 Mars. Kjo do të thotë se rreth Computex në Qershor variantet e para për konsumator me çip Ampere mund të shohin dritën e diellit.