Konferenca e Microsoft u mbyll, plot 90 minuta ku u treguan vetëm lojëra nga më të ndryshmet, por edhe Console i ri Xbox One X që si pas Microsoft
do të luaj lojërat në 4K nativ.
Forza Motorsport 7
Seria e re e motor sportit nga Microsoft, Forza Motorsport 7 do të dal me 3 Tetor për Console dhe PC.
Metro: Exodus
Metro: Exodus vazhdon historinë e Metro: Last Light, dhe për herë të parë në serinë, loja do të ketë gameplay me botë të hapur.
Loja do të dalë diku nga 2018 për Console dhe PC.
Assassin’s Creed Origins
Zërat që qarkullonin prej muajsh janë tashmë konfirmuar!
Assassin’s Creed zhvillohet në Egjipt, disa përmirësime janë bërë në gameplay dhe në sistemin e luftimit.
Loja do të dalë më 27 Tetor 2017 për Console dhe PC.
Crackdown 3
Crackdown 3 më në fund është zbuluar dhe tashmë ka edhe një datë 7 Nëntor 2017 për Console dhe PC.
Dragon Ball Fighter Z
Loja përmban luftime në 2D dhe me modalitet 3 kundër 3, të cilat duken shumë kaotike siç pritet nga Dragon Ball.
Loja del në fillim të 2018 për Console dhe PC.
Life is Strange: Before The Storm
Life is Strange: Before The Storm dhe episodi i saj i parë del më 31 Gusht për Console dhe PC.
Loja do të ketë tre episode dhe duket se do të kemi karaktere nga loja e parë, përfshirë Rachel Amber. Akoma nuk dihet shumë për historinë e saj, por toni është i ngjashëm me atë të së parën.
Sea Of Thieves
E planifikuar për 2017, loja tashmë është shtyrë për fillim 2018, dhe do të dalë në Console dhe PC.
Nga çka tregohet nga gameplay duket si një eksperiencë e veçantë me aventura piratësh që mund ta luani në shoqërinë e miqve tuaj dhe kundër lojtarëve të tjerë online.
State of Decay 2
State Of Decay 2 tregohet në gameplay pas zbulimit që u bë vitin e kaluar në E3, Microsoft gjithashtu zbuloj edhe datën që do të jetë Pranverë 2018 për Console dhe PC.
Anthem
Loja e re nga BioWare grafikisht duket shumë mbresëlënëse, duke pas parasysh hapësirën masive dhe komplekse të botës.
Nga çka tregohet duket si një lojë aksion sci-fi me robot, që mund të luhet online në kooperativë.
BioWare synon të nxjerrë lojën brenda 2018, për Console dhe PC.