You are currently viewing Gjithçka Rreth AMD Në GDC 2017

Gjithçka Rreth AMD Në GDC 2017

GDC ose Game Developers Conference, është një eveniment ku prodhues të ndryshëm lojërash mblidhen për të diskutuar arritjet dhe risitë në fushën e tekstologjisë.
Në GDC marrin pjesë dhe prodhues Hardwar-i si Nvidia dhe AMD, ku diskutohen jo vetëm produkte të reja por edhe bashkëpunime për të rritur nivelin e cilësisë.

Në konferencën e saj “Capsaicin & Cream” AMD diskutojë disa gjëra, shikoni videon poshtë për konferencën e plotë.

High Bandwidth Cache Controller përmirëson FPS e ulët dhe mesataren.

High Bandwidth Cache Controller ose HBCC është një veçori e kartave të reja Vega e cila përmirëson dramatikisht rendimenti në lojë fal menaxhimit inteligjent të memorjes.
Si pas AMD në Deus Ex: Mankind Divided kur HBCC është i ndezur minimumi i FPS rritet 2 herë, the mesatarja rrite 1.5 herë.

Gjithashtu, AMD pretendon se një sistem me HBCC dhe vetëm 2GB VRAM, mund të rivalizojë një tjetër me 4GB pa HBCC si i barabartë.

Rapid Packed Math dhe Next-Generation Compute Units

Me Vega-n AMD ka krijuar një strukturalen bërthamore me fleksibilitet të lartë, këto bërthama quhen Next-Generation Compute Units ose NCU,
Duke shfytezuar keto berthama AMD ka krijuar një teknologji të re e quajtur Rapid Packed Math ose RPM, e cila shpejton proçesin FP16 të kalkulimit, duke lejuar për përpunim të shpejtë matematikorë.

AMD dhe LiquidSky rivalizojnë GeForce Now në tregun e lojërave on demand [stremaing].

Raja Koduri, shefi i departamentit të grafikës në AMD, zyrtarizojë bashkëpunimin me LiquidSky, një kompani e specializuar në shërbimin streaming që mundëson të luani lojërat tuaja të preferuara në maksimumin e kualitet kudo që ndodheni, PC, Laptop, Tablet, etj.
Lëvizja e AMD-s vjen pasi Nvidia zgjeroj programin e saj Gefroce Now për PC dhe MAC.
LiquidSky do të përdorë kartat grafike Vega, dhe ndryshe nga Geforce Now ofron çmime më konkurruese, duke filluar nga 10$ në Muaj.

Asynchronous Reprojection dhe Forward Rendering Për VR.

AMD prezantojë një teknologji të re për VR e quajtur Asynchronous Reprojection.
E krijuar ne bashkëpunim HTC Vive dhe Valve, provuesit e SteamVR, Asynchronous Reprojection ofron rrjedhshmëri për një eksperiencë pa stuter [luhatje FPS]
Gjithashtu, AMD foli dhe për rrëndësin e tekstologjisë Forward Rendering për VR, e cila udhëzon GPU-n të parashikojë komandat nga përdoruesi.

RX 480 Multi-GPU – 100% shkallë rritje në Sniper Elite 4.

AMD konfirmon përkushtimin për shume-GPU-t, duke ofruar 100% shall rrije në DirectX 12 në Sniper Elite 4.

Shefi i Rebellion, studioja pas serisë Sniper Elite, tha se vetëm fal tekstologjive si DirectX 12 dhe Vulakn diçka e tillë është e mundur.

AMD arrin një marrëveshje afatgjatë me Bethesda-n
Pas suksesit të jashtëzakonshëm me lojën DOOM në Vulkan, Koduri u tregua shumë entuziast me marrëveshjen e arritur dhe tha se të paketën lojërat fundit nga Bethesda do të jenë të optmizuara për RYZEN dhe Vega.
Bethesda e famshme për lojërat si: Fallout, The Elder Scroll, DOOM, Dishonored, etj.

Dhe si përfundim Raja Koduri sqaroj se ‘Vega” do të quhet Radeon RX Vega, dhe nuk do të ketë emër tjetër siç është spekuluar, rx 490, rx 500, etj.