You are currently viewing Google Do Të Sjellë Telefoni Modular Project Ara Në Treg Brenda Një Viti

Google Do Të Sjellë Telefoni Modular Project Ara Në Treg Brenda Një Viti

Projekti i Google për të nxjerrë telefonin e mençur (smartphone) Project ARA po bëhet realitet dhe drejtuesi i projektit Paul Eremenko tregoi që njerëzit do të kenë mundësi të blejnë “telefonin gri” nga fillimi i vitit tjetër. Emri telefoni gri i është veënë për arsye që klienti ta personalizojë sipas dëshirës. Telefoni vjen komplet i thjeshtë dhe klienti mund të vendosë module të ndryshme për ta personalizuar.

ara3-e1397640699764 - Copy

Eremenko shpjegon se sot Android ka mungesa si sistem për të patur dinamizëm nga ana hardware, por ata janë duke zhvilluar module software për të lejuar heqjen dhe vënien e moduleve. Ai tregon se përdoruesit e telefonave Android ndërrojnë telefon çdo vit, ndryshe nga skeleti i ARA i cili pritet te zgjatë rreth 5-6 vjet dhe klienti mund të bëjë ndryshime të moduleve për të patur një telefon komplet të ri.