GPU e Reja AMD “Tonga” Dalin Në Gusht

GPU e Reja AMD “Tonga” Dalin Në Gusht

Duke u bazuar në artikullin e vjetër mbi serinë e re të AMD të quajtur Tonga, AMD ka nxjerrë detaje të reja për GPU e re. Si fillim Tonga u projektua për të rivalizuar GM107 (GTX 750 dhe GTX 750 Ti), por nga specifikat e reja që kanë dalë në dritë pritet që Tonga të rivalizojë GTX 760 dhe madje të jetë mbi R9 280. Kjo do të bëhet me harxhim korenti shumë më të vogël dhe me kosto më të ulëta.

Tonga është i ndërtuar me të njëjtën teknologji 28nm dhe ka 2048 bërthama GCN2, 128 TMU, 32 ROP dhe një bus me gjerësi 256-bit GDDR5. Duket që busi është më i vogël se i R9 280, por performanca është më e lartë duke qenë se ka më shumë bërthama, me shumë mundësi edhe me shpejtësi më të madhe. Karta pritet të vijë me 2GB memorje, gjithashtu shumë prodhues do të nxjerrin versione me 4GB. Nuk ka asnjë informacion për emrin zyrtar të kartës si dhe mbi çmimin. Gjithsesi na ndiqni në vazhdim.

50b

 

Përfundimi: AMD pret të nxjerrë një kartë të re që ha shumë pak energji dhe që ka fuqi për të përballuar të gjitha lojërat e sotme në 1080p pa problem në High-Ultra. Ky është një lajm shumë i mirë dhe shpresojmë që përveç hardware të përmirësuar, AMD të rregullojë edhe anën software.

Burimi TechPowerUp

Diskutoni në forumin tonë duke klikuar këtu.

Na ndihmoni me një share nqs ju pëlqejnë lajmet tona. Faleminerit! 🙂