H1Z1 tashmë falas për të gjithë, shndërrohet në Free-to-Play

H1Z1 tashmë falas për të gjithë, shndërrohet në Free-to-Play

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
H1Z1 kohët e fundit la programin ‘Steam Early Access’ pas tre vite zhvillimi. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Një mod e re ‘Auto Royale’ u përfshi gjithashtu në versionin final. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Nga asgjëja zhvilluesi Daybreak Games bëri të ditur se loja e tyre H1Z1 do të jetë një titull i lirë për t’u luajtur [Free-to-Play].,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Anthony Castoro, drejtori i përgjithshëm i H1Z1, tha se qëllimi i tyre është të tërheqin më shumë lojtarë në lojë dhe të konvertojnë H1Z1 në një eSport popullor. Si shenjë mirënjohjeje për lojtarët që blenë dhe mbështetën lojën që nga fillimi, do t’i shpërblejnë me një “H1Z1 Appreciation Pack”, e cila përmban një xhup / bluzë me skicat e lojës, veshje me maskim ushtarak, 10 Victory Crates [kasa me sende në lojë], dhe 10000 kredi në lojë.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Për ato që kanë blerë H1Z1 së fundi mund të kërkojnë një rimbursim në Steam. Sipas rregullave të Valve, rimbursimet janë të pranueshme vetëm brenda 14 ditëve nga blerja dhe kur loja është luajtur për më pak se dy orë. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Lojën tashmë mund ta shkarkoni falas nga KËTU!