Hakerat Sulmojnë Platformën E Bitcoin Nicehash – Zhduken 52 Milion Euro

Hakerat Sulmojnë Platformën E Bitcoin Nicehash – Zhduken 52 Milion Euro

Çka fillimisht u paraqit nga vet kompania si ‘mirëmbajte rutinë’, më vonë u zbulua të jetë një sulm kibernetik.
NiceHash është një nga zgjidhjet më popullore në fushën e gjenerimit të Bitcoin, në sajë të një ndërfaqeje të lehtë dhe përdorshmërisë së saj, duke shkarkuar një aplikacion të vogël që ‘siguron’ adresën tuaj BTC.
Përdoruesit thanë se kuletat e tyre janë zbrazur dhe monedhat e tyre bitcoin janë zhvendosur në një tjetër portofol që ka gllabëruar 4736 bitcoins, që e përkthyer në monedhën e zakonshme i bie 52 milion euro, afërsisht 62 milionë dollarë.
Ekspertë folën për mundësin e një sulmi kibernetik, ndërsa Nicehash vazhdonte të heshte deri pak orë më parë kur pranuan publikisht se të dhënat e tyre janë kompromentuar, dhe se aktualisht po hetojnë ngjarjen.
Mbetet për tu parë efekti i kësaj vjedhje, dhe se si Nicehash do ti rimbursoj përdoruesit e saj.
Aktualisht në komunikimin e saj zyrtar kompania nuk bëri të ditur shumën e munguar, por nga të dhënat online kjo mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e monedhës Bitcoin, që nga dalja e saj në treg në vitin 2009.