You are currently viewing Halo: The Master Chief Collection vjen në PC

Halo: The Master Chief Collection vjen në PC

 Microsoft njoftoi  zyrtarisht ardhjen e Halo: The Master Chief Collection në PC. koleksioni i lojërave pritet për këtë vit dhe është konfirmuar se çdo titull i koleksionit do të publikohet individualisht. Microsoft për momentin nuk ka folur për mbështetje cross-play me lojtarët në Xbox, por edhe mund të ndodh pasi do të kërkohet një llogari Xbox Live për të luajtur lojërat. Koleksioni do të fillojë me episodin Halo: Reach, pastaj me radhë Halo: Combat Evolved, Halo 2, Halo 3 (vetëm fushata) dhe Halo 4. Microsoft do të publikojë më shumë detaje mbi këtë version të ri në të ardhmen, zhvillimin e koleksionit master në PC ua kanë besuar  343 Industries, Splash Damage dhe Ruffian.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Koleksioni do të jetë i disponueshëm në Dyqanin e Microsoft dhe në Steam