Hideki Kamiya Do Të Donte Të Punonte Në Një Crossover Midis Devil May Cry Dhe Bayonetta

Hideki Kamiya Do Të Donte Të Punonte Në Një Crossover Midis Devil May Cry Dhe Bayonetta


Japonezi Hideki Kamiya është një nga ata krijuesit e lojërave që s’kanë nevojë për shumë prezantime pasi puna e tij në lojëra si, Resident Evil 2, Devil May Cry, Okami dhe Bayonetta, flet vet.
I intervistuar në numrin e fundit të revistës Japoneze Dengeki PlayStation, autori foli për disa nga projektet që do të dëshironte të punonte në të ardhmen, duke zbuluar idenë e një ndërthurje interesante midis Bayonetta-s dhe Dante-s të Devil May Cry.
“Do të doja të punoja në një remake të Devil May Cry ose Joe Viewtiful, apo në një vazhdim të vërtetë të Okamit,” zbuloi Kamiya. “Një bashkëpunim mes Dante-s dhe Bayonetta-s do të ishte kënaqësi. E dashur Capcom, nëse je dakord, unë mund t’ju jap një dorë në çdo kohë!” Ai shtoi, duke iu drejtuar botuesit që ka pronën intelektuale në fjalë.
Kush e di nëse dëshirat e tij mund të realizohen, duke pasur parasysh se lojërat e përmendura kanë fansa të shumtë dhe për këtë arsye vetë Capcom mund të përfitojë prej saj.

Burimi: Siliconera