Intel bashkëpunon me ASUS për kartat grafike të dedikuara Iris Xe (DG1)

Intel bashkëpunon me ASUS për kartat grafike të dedikuara Iris Xe (DG1)

Intel hyn në tregun e kartave grafike të dedikuara në bashkëpunim me partnerët e tyre. Kartat fillestare do të jenë të destinuara për përdoruesit e nivelit fillestar dhe bizneset e vogla. Kartat janë të bazuara në OEM [kompjuter serie] dhe nuk mund të blihen veçasi. Iris Xe, bazuar në çipin 10nm DG1 do të ketë 80 Njësi Ekzekutimi (640 Njësi Shader). Intel nuk ka ndarë specifikime si frekuencat për variantin jo-Max; Iris Xe MAX do të jetë 1650 MHz. Kartat vijnë me 4 GB memorie LPDDR4X me një ndërfaqe 128-bit.