Sipas shitësve të kompjuterëve me bazë në Tajvan, Intel do të zbuloj platformën e saj Basin Falls [Skylake-X, Kaby Lake-X], dhe çipsetin e ri X299 në Computex 2017, që mbahet në datat 30 Maj – 3 Qershor në Tajvan, dy Muaj përpara nga çka ishte planifikuar.
Gjithashtu, familja e re e proçesorëve Coffee Lake e bazuar në proçesin 14nm e planifikuar për Janar të 2018, mund të dalë në Gusht të këtij Viti, për t’u përgjigjur rritjes së konkurrencës nga proçesorët Ryzen 7 dhe Ryzen 5 të AMD-së.
Proçsorët e familjes Basin Falls priten të dalin fillimisht në treg në evenimentin Gaming E3, që mbahet në Amerikë në Qershor, dhe daljen zyrtare në fund të Muajit.
Seria Skylake-X përbehet nga tre proçsorë 140vat me 6-, 8- dhe 10-bërthama, kurse Kaby Lake-X një quad-core 112vat. Në Gusht Intel do të nxjerrë edhe ajkën e Skylake-X një proçsorë me 12-bërthama.
Ndërkohë në krahun tjetër thuhet se, AMD po planifikon të shpallë në tremujorin e tretë proçesorin e saj të parë Ryzen me 16-bërthama, dhe platformën X399 për të konkurruar në fushën e nivelit të lartë të PC-s.
Për saj i përket familjes së procesorëve Coffee Lake, Intel do të nxjerrë fillimisht disa modele K të proçesorëve Core i7/i5/i3 dhe çipsetin Z370 në Gusht, dhe më vonë do të nxjerrë procesorë të tjerë, si dhe çipsetin H370, B360 dhe H310 nga fundi i 2017 – fillimi i 2018.
Thuhet se Intel ka shpenzuar mbi 100 milionë dollarë në makineri, për të përshpejtuar ritmin e prodhimit.
Burimi: Digitimes