Intel Comet Lake-S dhe Bordet LGA1200 do të dalin në tre mujorin e parë të 2020?

Intel Comet Lake-S dhe Bordet LGA1200 do të dalin në tre mujorin e parë të 2020?

Një burim anonim ka siguruar disa të dhëna për faqen Kineze Xfastest. Sipas raportit të tyre, Intel do të nxjerrë serinë e tyre të re mainstream në tre mujorin e parë të 2020. Comet Lake-S, do të jetë gjenerata e dhjetë e Proçesorëve Intel, CPU-të do të ndahen në tre nivele energjetik: 125W, 65W dhe 35W. Modeli më i lartë do të ofrojë 10-Bërthama dhe 20-Threads.

Proçesorët e ri do të kërkojnë borde të reja, pasi foleja është ndryshuar në LGA1200. Duke supozuar se informacioni i siguruar nga Xfastest është i saktë, kjo do të thotë se Comet Lake-S është i bazuar në bërthamën Skylake, pra proçesi i fabrikimit është ai aktual 14nm. Arkitektura e parë e Proçesorëve mainstream për Desktop e fabrikuar në proçesin 10nm besohet të jetë Ice Lake.