You are currently viewing Intel Core i9-12900K zbulohet ne Ashes of the Singularity benchmark

Intel Core i9-12900K zbulohet ne Ashes of the Singularity benchmark

Duket se Proçesori i gjeneratës së 12 nga Intel ka përfunduar me sukses testin e parë (publik) në një lojë.

Ashes of the Singularity është pothuajse testi i fundit i lojës që duam të shohim. Testit i mungojnë detajet e Proçesorit, Grafikes. dhe informacionin mbi RAM-in. Ky test nuk na tregon asgjë të re, përveçse konfirmon se i9-12900K ofron 24 Thread.

Sistemi që u përdor për testin ishte i pajisur me kartën grafike NVIDIA RTX 3080, por AotS nuk na tregon nëse karta grafike ishte e overclockuar duke bërë të pa mundur çdo krahasim kuptimplotë. Për të mos përmendur faktin se, testi u krye duke përdorur cilësimet e personalizuara.

Ajo që na tregon kjo rrjedhje është se Proçesori i parë Alder Lake-S ka përfunduar testin e plotë pa ndonjë pengesë të madhe me një mesatare prej 160 FPS.

Pritet që Intel të shpall serinë e re Alder Lake-S në ngjarjen InnovatiON në fund të Tetorit. Ndërsa dalja në treg pritet në Nëntor së bashku me bordet e reja Z690 që ofrojnë mbështetje edhe për RAM DDR4 përveç DDR5.

Intel 12th Gen Core Series (Alder Lake-S)
Cores / Threads Core Type 1-2 Core Boost All-Core Boost TDP
i9-12900K(F)
8C+8c/24T
P-Core (Big)
5.3 GHz
5.0 GHz
125W
E-Core (Small)
3.9 GHz
3.7 GHz
i7-12700K(F)
8C+4c/20T
P-Core (Big)
5.0 GHz
4.7 GHz
125W
E-Core (Small)
3.8 GHz
3.6 GHz
i5-12600K(F)
6C+4c/16T
P-Core (Big)
4.9 GHz
4.5 GHz
125W
E-Core (Small)
3.6 GHz
3.4 GHz