You are currently viewing Intel diskrediton Proçesorët e nivelit të lartë AMD me statistika qesharake

Intel diskrediton Proçesorët e nivelit të lartë AMD me statistika qesharake

Gjatë prezantimit në IFA 2019 në Berlin, Intel ju drejtua disa taktikave të marketingut aspak korrekte që normalisht tërhoqën vendlindjen e gazetarëve dhe entuziastëve PC si Gjermani  Der8auer. Intel u përpoq të rimarrë pozicionin e saj në tregun e PC Gaming me shpalljen e Proçesorit  Core i9-9900KS, i cili në të vërtet është çip i zgjedhur i i9-9900K me 5 GHz Turbo Boost në të gjithë  bërthamat. Por ky nuk ishte i vetmi njoftim, intel sulmoj udhëheqjen e AMD-s në fushën e krijimit.

Der8auer vëzhgoi  në veçanti disa statistika të Intel, ku diskreditohen Proçesorët e nivelit të lartë të AMD-së, në lidhje me rendimentin në programe për krijues si Maxon Cinema 4D, Cinebench. Intel pretendon se AMD nuk mund të përdorë të dhënat e Cinebench për të përfaqësuar rendimentin e “botës reale” pasi “vetëm 0.22 përqind” e përdoruesve të anketuar nga “Programi i Përmirësimit të Software-it” të Intel përdorin Maxon Cinema 4D. Dhe kush janë këta të anketuar? Afro 11 milion prej tyre [pothuajse të tërë] përdorues të Laptopve dhe Tabletave, dhe shumica e të cilëve kanë Programin e Përmirësimit të Software-it si pjesë e bloatware OEM. Kjo, sipas Der8auer, është thellësisht e pandershme nga ana e Intel pasi Maxon Cinema 4D ka më pak të ngjarë të përdoret në kompjuterë portativ, dhe më shumë në  desktop premium ose HEDT.