Gjërat duken të kenë marrë një rrugë të keqe për Intel.
Sikur të mos mjaftonin problemet me sigurinë në Proçesorët e tyre, gjë që vë në rrezik projektimin e vetë mikro-arkitekturës, tani duhet të ballafaqohen me kufizimet e fabrikimit të silicit.
Mesa duket Intel nuk po arrin të plotësojë kërkesat e tregut me kapacitetin e tyre aktual të prodhimit në proçesin 14nm.
Si rrjedhojë çmimet e Proçesorëve popullor si i5-8400, i5-8600K dhe i7-8700K janë në rritje.
Sipas raporteve të fundit Intel do të zhvendosë disa nga chipset-et e tij, më specifikisht platformën e ‘re’ H310 në proçesin e vjetër 22nm, në mënyrë që ti jap frymë prodhimit 14nm.
Një sqarim i mundshëm për këto mungesa në prodhim mund të jetë përqendrimi tek Proçesorët e ardhshëm, i5-9600K, i7-9700K dhe i9-9900K, të cilët janë të bazuar në të njëjtin proçes fabrikimi 14 nm++.
Intel ndoshta po mendon të lëshojë Proçesorët e ardhshëm jo vetëm me çmime konkurruese por edhe me vëllim të mjaftueshëm për t’ju kundërpërgjigjur konkurrencës së gjeneratës së dytë Ryzen gjatë dy tremujorëve të fundit.
Burimi: TechPowerUp